Ngadhënjim Kastrati flet pas shkarkimit nga drejtori i RTK-së: Jam me Covid, nesër i bëj 10 ditë

Aktuale

Ngadhënjim Kastrati flet pas shkarkimit nga drejtori i RTK-së: Jam me Covid, nesër i bëj 10 ditë

Më: 19 janar 2022 Në ora: 21:53
Ngadhënjim Kastrati

Gjatë mbrëmjes së sotme është raportuar se Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka marrë vendim që të shkarkohet drejtori i përgjithshëm i këtij mediumi publik, Ngadhënjim Kastrati.

I kontaktuar nga media Kastrati ka thënë se nuk është në dijeni nëse një gjë e tillë ka ndodhur apo jo.

“Jo nuk kam informata. Nuk kam ende ndonjë vendim. Veç çka po shoh në media”, tha ai për mediumin.

Mes tjerash, Kastrati thotë se nesër do ta shohë nëse është marrë ky vendim pasi aktualisht është me COVID-19.

“Jam me Covid edhe nesër i bëj 10 ditë. Dal e shoh çka po ndodhe”, theksoi ai.

Sonte po ashtu u raportua se se ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të RTK-së është emëruar Shkumbin Ahmetgjekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat