Rizvanolli i reagon Arben Gashit: Më e rënda ishte deklarata se çmimi i energjisë

Aktuale

Rizvanolli i reagon Arben Gashit: Më e rënda ishte deklarata se çmimi i energjisë

Më: 20 janar 2022 Në ora: 13:02
Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli ka thënë se në seancën e sotme të Kuvendit ku u diskutua për propozimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), janë thënë shumë të pavërteta.

Përmes një postimi në Facebook, Rizvanolli ka shtuar se njëra nga deklaratat më të rënda ka qenë ajo se çmimi i energjisë po bëhet 21 cent/kWh, ngjashëm me vendet si Italia.

“Një nga më të rëndat ishin deklaratat e disa deputetëve të opozitës se çmimi i energjisë po bëhet 21 cent/kWh, ngjashëm me vendet si Italia. Për hir të opinionit publik dua të përmirësoj këto të pavërteta: Në fakt, tarifa (mesatare) për konsumatorët shtëpiakë mbetet më e ulëta në Evropë, me përjashtim të Ukrainës, edhe nëse rritet tarifa në përputhje me propozimin e ZRrE dhe subvencionin e Qeverisë”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.

Image
Çmimi

Ndryshe, një deklaratë të tillë e tha Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Sipas Gashit, Kosova me tarifat e reja të energjisë elektrike barazohet me Italinë dhe e tejkalon Francën.

“Me tarifën e re, 21-22 cent, Kosova shkon krahas me Italinë. E lë prapa Francën, Slloveninë, Kroacinë, Malin e Zi, Shqipërinë, Bosnjën, Maqedoninë, Bullgarinë e vendet tjera”, deklaroi Gashi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat