​Vrasja e të riut në Pejë, detaje nga Policia - thika që u përdor për krimin

Aktuale

​Vrasja e të riut në Pejë, detaje nga Policia - thika që u përdor për krimin

Më: 20 janar 2022 Në ora: 20:31
E.M. kishte marrë plagë (dyshohet nga një mjet i mbrehtë-thikë)

Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga përleshja mes tre personave në Pejë, ku si pasojë njëri nga ata ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë arrestuar.

Sipas Policisë, sot në ora 14:45, policia është njoftuar për një rast të përleshjes në mes disa personave që kishte ndodhur në rrugën ‘’Konferenca e Bujanit’ në Pejë.

“Patrullat policore i janë përgjigjur menjëherë këtij njoftimi duke reaguar me të shpejtë në vendin e ngjarjes. Nga informatat e siguruara është kuptuar se në këtë përleshje ishin përfshirë tre persona: E.M., (viti i lindjes 1995, mashkull kosovar) kishte marrë plagë (dyshohet nga një mjet i mbrehtë-thikë) dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal Pejë. Si pasojë e plagëve të marra, sipas mjekëve E.M., ka ndërruar jetë. Policia ka arrestuar të dyshuarin K.S., (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar) i cili po ashtu ishte i lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor. Po ashtu, policia ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë që është i përfshirë në këtë rast: L.M., (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar). Policia në vendngjarje është marrë me sigurimin e dëshmive dhe dëshmitarëve (ka intervistuar dy dëshmitarë). Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori kujdestar dhe të gjitha njësitet relevante”, thuhet në njoftim.

Viktima e rastit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Kurse, dy të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit, do të dërgon në ndalim prej 48 orëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat