“Albini komunist... Një dreq i madh është këtu!”, Loshi tregon çka dëshmoi seanca e sotme

Aktuale

“Albini komunist... Një dreq i madh është këtu!”, Loshi tregon çka dëshmoi seanca e sotme

Nga: A.ZH Më: 20 janar 2022 Në ora: 22:12
Liri Loshi, Albin Kurti

Liri Loshi, ish-kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se në Kosovë nuk ka parti të djathtë.

Ai ka thënë se kjo u dëshmua sot gjatë debatit për energjinë elektrike në Kuvend, ku deputetët patën përplasje të forta, përcjell Bota sot.

"Debati për energjinë elektrike po dëshmon se në Kosove nuk ka parti të djathtë. 

"Albini komunist, Albini majtist, Albini populist...!" Tap Albini n'pushtet, tash krejt si Albini, të majtë, komunistë e populistë! 

Apo është bërë pozita e djathtë e opozita e majtë! Një dreq i madh është këtu!", ka shkruar Loshi në një postim në Facebook.

Ndryshe, sot Kuvendi nuk e miratoi Rezolutën e AAK-së kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike./BS

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat