Gashi: Pjesa më e madhe që e votuan LDK-në pas lufte, e panë NATO-n si çlirimtare, e jo UÇK-në

Aktuale

Gashi: Pjesa më e madhe që e votuan LDK-në pas lufte, e panë NATO-n si çlirimtare, e jo UÇK-në

Më: 20 janar 2022 Në ora: 22:17
Shkelzen Gashi

Analisti politik Shkelzen Gashi, ka thënë se pjesa më e madhe e qytetarëve që pas lufte e votuan LDK-në, e kanë pa NATO-n si çlirimtare, e jo UÇK-në.

Gashi tha se ekzistojnë 72 mijë fotografi për Kosovën e pasluftës, ku gjatë periudhës menjëherë pas luftës, gjejmë fotografi të qytetarëve t’u i dashtë trupat e KFOR-it.

“Është një website norvegjez, ku janë 72 mijë fotografi për Kosovën. Ka një vit që shoh shumë fotografi aty, çka shoh është shumë interesant, sidomos te kjo periudha e pasluftës. Aty gjejmë fotografë më të mirë të botës, fotografë vendorë e ndërkombëtarë”, është shprehur Gashi.

Gashi gjithashtu tha se fotografi të tilla fotografi, qytetarë të përqafuar me ushtarë të UÇK-së, nuk gjejmë.

“Shohim plot fotografi të pasluftës, kur futen trupat e KFOR-it, qytetarët t’u i përqafu, t’u i puth, t’u i kesh, e t’u i dashtë. Por, ti s’mundesh me gjetë qasi fotografi me pjesëtarë të UÇK-së”, ka thënë Gashi.

Sipas Gashit, ne s’gjejmë fotografi të qytetarëve duke i përqafuar pjesëtarët e UÇK-së, sepse pjesa më e madhe e atyre që e kanë votuar LDK-në pas lufte, e kanë pa NATO-n si çlirimtare, e jo UÇK-në.

“Sepse pjesa më e madhe që e kanë votuar LDK-në pas luftë, e kanë pa NATO-n si çlirimtare e jo UÇK-në”, theksoi Gashi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat