Ish-drejtori i Policisë thotë se ora policore është e panevojshme

Aktuale

Ish-drejtori i Policisë thotë se ora policore është e panevojshme

Më: 20 janar 2022 Në ora: 22:56
Policia

Ministria e Shëndetësisë po shqyrton masat e reja anti-COVID, teksa shumë vende tjera pavarësisht numrave të lartë të të infektuarve po lirojnë masat.

Në mesin e këtyre masave në Kosovë pritet të jetë edhe shkurtimi i orarit të lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Por, ndryshe nga atje, në Kosovë po planifikohet që ora policore të kthehet nga ora 22:00 deri në mëngjes.

Këtë po e sheh të panevojshme ish-drejtori i Policisë, njëherësh deputet i PDK-së, Rashit Qalaj.

Ai thotë se tash kur është dimër ashtu-kështu qytetarët nuk dalin jashtë pas orës 22:00.

“Mendoj që është e panevojshme, edhe ashtu tash është dimër, është ftohtë pas orës 22:00 ka shumë pak njerëz në rrugë. Ndërsa nëse ne vendosim orën policore, prapë një numër më i madh i njerëzve do të jetë nëpër markete, nëpër dyqane për tu furnizuar dhe efekti do të jetë i njëjtë”, tha Qalaj.

Qalaj ka kërkuar kujdes më të shtuar nga secili qytetarë.

Ndërsa edhe qytetarët po theksojnë se kufizimi i lëvizjes së lirë është i pakuptueshëm meqë tashmë janë mësuar të bashkëjetojnë me pandeminë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat