Hamiti: Rugova e njihte popullin e vet prandaj mori besimin e tyre

Aktuale

Hamiti: Rugova e njihte popullin e vet prandaj mori besimin e tyre

Më: 21 janar 2022 Në ora: 18:22
Muhamet Hamiti

Bashkëpunëtori i afërt i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Muhamet Hamiti, ka thënë që Rugovës i ka besuar populli i Kosovës sepse ai i njihte mirë ata

“I besonte populli sepse ai e njihte mirë këtë popull dhe e kërkoi besimin e tij për ta drejtuar këtë popull”, ka thënë Hamiti.

“Ajo që e ka bërë Rugova – me bashkëpunëtorët e vet sepse ajo ka qenë lëvizje e madhe e prirë nga intelektualët, bashkëpunëtorët e tij – ka qenë që ta kërkojë besimin e popullit për të ndjekur këtë rrugë të orientimit euro-atlantik me termat e sotëm – pra perëndimor – për të njohur vlerat më të mira të kombit dhe për t’i riankoruar këto vlera në arealin kulturoro-politik perëndimor”.

“Ai u bë zeri i Kosovës madje para se të bëhej kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në fund të vitit 1989 sepse u bë zëri i parë – s’po them bash i vetmi – që e artikuloi çështjen e shqiptarëve të Kosovës,” vijoi Hamiti duke e kujtuar intervistën e tij për gazetën Der Spiegel ku Rugova e kishte parashikuar kryengritjen e shqiptarëve.

Sipas Hamitit, Rugova ka qenë pacifist brenda kufijve realistë, dhe se qasja e tij rezultoi të jetë tejet pragmatike marrë parasysh edhe lëvizjet e tij në krijimin e miqësive ndërkombëtare.

“Rugova ka qenë humanist por nuk ka qenë pacifist demode, i atyre që kanë bërë be për të qenë gjithmonë në këtë politikë të pastër, sepse ka qenë realist dhe pragmatist; humanist thellë në shpirt; e ka njohur situatën e popullit të vet dhe e ka internacionalizuar çështjen e Kosovës dhe në fund kur erdhi puna e luftës duke përfshirë edhe luftën e armatosur të shqiptarëve, krijoi aleanca dhe miqësi për të na ndihmuar në momentet historike dhe të rënda të vitit 1989”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat