Media amerikane: Afganëve që u strehuan në Kosovë, mund t’iu refuzohet hyrja në SHBA

Aktuale

Media amerikane: Afganëve që u strehuan në Kosovë, mund t’iu refuzohet hyrja në SHBA

Më: 21 janar 2022 Në ora: 18:51
Afganët në Kosovë

Të evakuuarve afganë të vendosur në një bazë ushtarake amerikane në Kosovë, rrezikohet t’u mohohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të lidhjeve të dyshuara me talebanët dhe grupet tjera terroriste.

Kështu kanë thënë zyrtarët amerikanë, siç zbulon The Wall Street Journal, me ç’rast përfundon duke i lënë ata potencialisht tashmë pa vendlindje.

”Më pak se 10 afganë janë deklaruar të papërshtatshëm për hyrje pasi zyrtarët e sigurisë gjetën informacion skualifikues rreth tyre gjatë një procesi të gjerë verifikimi, sipas një personi të njohur me këtë çështje. Rreth 90 individë të tjerë vazhdojnë të kontrollohen në bazën e Camp Bondsteel në Kosovë, sipas zyrtarëve të administratës”, thuhet mes tjerash.

Pak vende kanë rënë dakord të marrin çdo individ të ndaluar nga SHBA, dhe dërgimi i tyre në Afganistan, ku ata mund të dëmtohen, mund të shkel ligjin ndërkombëtar, shkruan mediumi.

”Kjo paraqet një enigmë ligjore, humanitare dhe diplomatike për administratën Biden pas një përpjekjeje kaotike evakuimi verën e kaluar. Mijëra u larguan nga aeroporti i Kabulit me pak ose aspak verifikim, ndërsa më shumë se 60,000 ish-përkthyes dhe aplikantë të tjerë për viza mbetën pas”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat