Isa Mustafa sqarohet për Bilfingerin gjerman: Është treguar krejtësisht e painteresuar

Aktuale

Isa Mustafa sqarohet për Bilfingerin gjerman: Është treguar krejtësisht e painteresuar

Nga: M.L. Më: 24 janar 2022 Në ora: 15:04
Isa Mustafa

Ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish kryeministri, Isa Mustafa ka sqaruar çështjen e kompanisë gjermane Bilfinger, e cila është rikthyer në vëmendje ditëve të fundit, pas krizës energjetike në Kosovë.

Mustafa, i nxitur nga një reagim i mëparshëm i kryeministrit Albin Kurti, ka tënë se kompania Bilfinger nuk ka qenë e interesuar që të investojë në Kosovë.

Ai ka thënë se pas takimit me Kancelaren Merkel, më 30 qershor 2015 ishte diskutuar edhe rindërtimi i Kosova A përmes kësaj firme.

“Përfaqësuesit e Belfinger u zotuan se do të na informojnë brenda 15 ditëve, por nuk na kanë informuar asnjëherë edhe përkundër insistimit të vazhdueshëm të kabinetit tim”, shkruan mes tjerash ish kreu i LDK-së.

Postimi i plotë:

“Kompania gjermane Bilfinger nuk ka ofruar asgjë më shumë sesa 15-20 faqe PoëerPoint. Kjo është krejt e vërteta për këtë firmë dhe zhurmën që po bëhet për investimet e saj në rindërtimin e Kosova A e që po vazhdojnë edhe sot në Kuvend.

Është e vërtetë se në takimin tim, si Kryeministër me Kancelaren Merkel, më 30 qershor 2015, ndër çështjet e rëndësishme shtroi edhe rindërtimin e Kosova A përmes firmës Bilfinger. Unë shpreha gatishmërinë e plotë ta zhvillojmë këtë projekt. Me angazhimin e Kancelares, të njëjtën ditë , në orët e mbrëmjes, kemi organizuar takim me përfaqësuesit e Bilfinger në Berlin. Kemi kërkuar ta konkretizojnë propozimin e tyre, koston e investimit, kapacitetin dhe burimet e financimit. Përfaqësuesit e Belfinger u zotuan se do të na informojnë brenda 15 ditëve, por nuk na kanë informuar asnjëherë edhe përkundër insistimit të vazhdueshëm të kabinetit tim.

Duke pasur parasysh lidhjet ekonomike me Gjermaninë dhe teknologjinë gjermane në gjenerimin e energjisë elektrike në Kosovë, ne kemi qenë të interesuar që projektin ta realizojmë së bashku me ta, por kompania Bilfinger është treguar krejtësisht e painteresuar. Krahas kësaj ne kemi vazhduar me Kosovën e Re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat