Behgjet Pacolli i reagon Dimal Bashës pasi ia përmendi shtëpinë e madhe

Aktuale

Behgjet Pacolli i reagon Dimal Bashës pasi ia përmendi shtëpinë e madhe

Më: 24 janar 2022 Në ora: 15:44
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i është përgjigjur deputetit të Vetëvendosjes Dimal Basha, i cili i tha se ndoshta ‘Pacolli nuk e ka problem të paguajë më shtrenjtë pasi shtëpia e tij është e madhe’.

Në pamundësi për të arritur në rradhë në seancën e jashtëzakonshme, Pacolli pati një përgjigje përmes rrjetit social Facebook.

Ai tha se shtëpia e tij, funksionon me energjinë e Zotit.

Deputeti i partisë në pushtet, sot në debatin parlamentar, para qytetarëve të Kosovës dhe kolegëve, në kontest me tarifat e energjisë elektrike, tha se “Pacolli e ka shtëpinë e madhe dhe duhet ta paguajë rrymën e shtrenjtë”

Në pamundësi për të arritur në radhë për t’u përgjigjur, po e siguroj kolegun tim deputet se:

“Jam mësuar gjithmonë të paguaj, por në këtë rast, nese nuk keni pretendime tjera , më duhet t’ju ​​zhgënjej…

“Shtëpia ime, sido që të jetë, ajo funksionon me energjinë e Zotit, d.m.th. me energji eficente-alternative”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat