Dardan Sejdiu për nënkryetar nga PDK-ja, flasin nga dega e partisë në Prishtinë

Aktuale

Dardan Sejdiu për nënkryetar nga PDK-ja, flasin nga dega e partisë në Prishtinë

Më: 24 janar 2022 Në ora: 21:14
Dardan Sejdiu

Emri i Dardan Sejdiut i cili ka qenë nënkryetar i Prishtinës po përfolët që përsëri të marr këtë post por në rrethana tjera.

Ndonëse, kur ishte në këtë pozitë ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, tani emri i tij po propozohet një parti tjetër.

Sejdiu po propozohet nga një pjesë e PDK-së e cila është në koalicion bashkë me LDK-në dhe kryetarin Përparim Rama.

Edhe pse zyrtarë të PDK-së thanë se nuk ka përçarje brenda partisë për emrin e Dardan Sejdiut e as ndonjë emër tjetër, media merr vesh se ka mospajtime rreth këtij emërimi.

Arben Gecaj, sekretar i Përgjithshëm i Degës së PDK’së në Prishtinë, në një prononcim tha se brenda PDK-së në Prishtinë është çdo gjë në rrjedha normale

“Dega e PDK‘së në Prishtinë është në konsulta dhe çdo gjë është në rrjedha normale. Nuk kemi asnjë informacion për pakënaqësi apo  lobim për ndonjë individ të caktuar. Mbledhjet e Kryesisë janë të rregullta, s’kemi ndasi as në  Kryesi e as në asamble”, është shprehur Gecaj.

Dardan Sejdiu, i cili ishte kritik i madh i ish-liderëve të PDK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, ishte afruar më pas me një grup brenda PDK-së së Prishtinës, të cilin e kishte përkrahur edhe në zgjedhjet e fundit lokale, por që nuk i ishte bashkuar zyrtarisht këtij subjekti politik.

Megjithatë, tani pas hyrjes në bashkëqeverisje të PDK-së me LDK-në në kryeqytet, lidershipi i ri i PDK-së së Prishtinës duke i shpërfillur të rinjtë e Prishtinës që me vite të tëra kanë dhënë kontribut si pjesë e PDK-së, mësohet se po këmbëngulin që Dardan Sejdiu të bëhet nënkryetar i Prishtinës si i propozuar i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat