Musliu- Shoshi: Çështja e energjisë është çështje e sigurisë kombëtare, po favorizohet i forti në kurriz të qytetarit

Aktuale

Musliu- Shoshi: Çështja e energjisë është çështje e sigurisë kombëtare, po favorizohet i forti në kurriz të qytetarit

Më: 24 janar 2022 Në ora: 22:27
Ariana Musliu- Shoshi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi ka thënë se populli i Kosovës në të gjitha statistikat del të jetë populli më i varfër në Evropë.

Musliu- Shoshi ka thënë se këtë popull, kryeministri i Kosovës së bashku me shumë kolegë të tij, po e merr rolin e mësuesit me e diciplinu, sepse e konsiderojnë të papërgjegjshëm e që po shpenzojnë energji pa nevojë.

“Pra për me vërtetu përgjegjësinë e shpenzimit të energjisë që qytetari i Kosovës bënë duhet të tregojmë mesataren mujore të konsumit të energjisë për kokë banori në disa shtete: SHBA është 990 kilovat për kokë banori; Gjermani 537 kilovat, Serbi 360 kilovat, Mal i Zi 376 kilovat, ndërsa Kosova shpenzon 185 kilovat për kokë banori, pra fiks sa gjysma e nje banori ne Serbi apo Mal të Zi”, ka thënë ndër të tjera ajo në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për paralajmërimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Fjala e deputetes Ariana Musliu- Shoshi:

Z. Kryeminister në shumë vepra të filozofisë politike në etapa të ndryshme kohore e lexojmë atë që një udhëheqes  duhet të shmangë është urrejtja dhe pakënaqësia e popullit të vet, sepse  natyra e popujve është e ndryshueshme, është e lehtë që t’i bindësh për diçka, por është e vështirë t’i mbash në këtë besim.

Populli i Kosovës në të gjitha statistikat del të jetë populli më i varfër në Evopë. Ky popull të cilin Ju Kryeministër së bashku me shumë kolegë e merrni rolin e mësuesit me e diciplinu  sepse e konsideroni të papërgjegjshëm e që po shpenzojnë energji pa nevojë.

Pra për me vërtetu përgjegjësinë e shpenzimit të energjisë që qytetari i Kosovës bënë duhet të tregojmë mesataren mujore të konsumit të energjisë për kokë banori në disa shtete: SHBA është 990 kilovat për kokë banori; Gjermani 537 kilovat, Serbi 360 kilovat, Mal i Zi 376 kilovat, ndërsa Kosova shpenzon 185 kilovat për kokë banori, pra fiks sa gjysma e nje banori ne Serbi apo Mal të Zi.  Pra z. Kryministër bazuar ne statistika duhet të i falenderoni për këtë kulturë të kursimit qyetetarët e Kosovës dhe jo të i konsiderosh të papërgjegjshëm sepse shifrat flasin ndryshe.

Z. Kryeministër, edhe po të ishe i ideologjisë së djathtë nuk e besoj që do të i përkrahshe kompanitë private para mirëqenjes së qytetarëve, e ky vendim që pritet të merret së shpejti për shtrejtim të rrymës, e dua të besoj që ju nuk do e bëni këtë gabim, më së paku pritet nga nje Kryeministër i majtë.

Z. Kryeministër nuk mund të fshehesh pas të kaluarës.  Çëshja e Energjisë është çështje e sigurisë kombëtare.  Ne jemi në një situatë ku po favorizohet i forti në kurriz të qytetarit. Kur kompania privatizohet duhet që të I marr përsipër edhe rreziqet ashtu sic e merr profitin, sepse e ka monopolin. Nuk ka asnjë logjikë që kompania private pra KEDS-I të I merr të gjitha profitet për tërë këto vite që ka operu dhe tani kur është momenti I humbjes të kërkohet që të gjitha humbjet të I mbulpon shteti I Kosovës pra taksapaguesi.

Përgjegjësia është e KEDS-it dhe jo e qytetarëve sepse është detyrë e menaxhimit të KEDS-it  që të bëjë planifikimin e konsumit të energjisë elektike dhe nese nuk janë të aftë kjo tregon që nuk kanë kompetence te planifikimit te menaxhimit. Në këtë rast, z. Kryeministër, po tregohesh i pafuqishëm me marr vendime për të cilat i ke akuzuar qeveritë e kaluara. I kujtojmë qendrimet tuaja ku thoje se për të mirën e vendit KEDSI duhet të nacionalizohet.

Për më tepër ju si qeveri së bashku me varësit tuaj të zgjedhur nga ky Kuvend e të propozuar nga JU, pra ZRRE kanë hartu një dokument i cili nuk ka bërë asnje studim se cilës struktur të konsumatorëve po ju ngarkohet barra e rritjes së cmimit. Përmes këtij vendimi janë dy kategori  të cilët përmes subvencinomit rritja ju mbete zero. Kategoria e parë janë familjet që hargjojnë nën 600 kilovat  dhe kategoria e dytë janë bizneset.

Mos të harrojmë se është pikërisht ky brezi i mesem i shoqerisë që hargjon mbi 600 kilovat e po ashtu  janë edhe tatim paguesit me të medhenjë e që rrjedhimisht edhe paguajn përmes këtij 75 mil si subvencion nga qeveria por edhe të rritjes së cmimeve të energjisë dhe kjo është një padrejtësi e dyfishte. 

Është obligim i atij që qeverisë me oftu zgjidhje sepse pushtetin e ke marrë për këtë punë. Plot nje dekadë ke bërë fushatë që do ta rrisësh pagen minimale në 350 Euro dhe do ta ulesh cmimin e energjisë. Cka po bënë sot? Po rrit cmime, po favorizon të fortin dhe po sulmon shumicën e qytetarëve te Republikës së Kosovës. Pra gabimet e mëdha të qeverisë po i kushtojnë qytetarit.

Nuk është aspak e drejtë që me para të taksapaguesve të mirëmbahet profiti i KEDS-it, e duke vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e ndërprejes së energjisë elektrike për qytetarët dhe industrinë edhe ashtu të pakët e të pazhvilluar në këtë vend.

Për fund, z. Kryeministër së bashku me ZRRE-në e cila po i mbron interesat private duhet ta shqyrtoni këtë vendim  dhe të gjeni nje zgjidhje tjetër për hirë të jetës tashmë të renduar të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat