2 të vdekur, alarmues numri i rasteve të reja me Covid-19

Aktuale

2 të vdekur, alarmues numri i rasteve të reja me Covid-19

Nga: A.ZH Më: 25 janar 2022 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Dy persona kanë vdekur dhe 2707 raste të reja pozitive janë shënuar si pasojë e Koronavirusit në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, janë shëruar 556 persona, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

25 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.492 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.754.334 doza të vaksinës.

Deri më sot 802.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 16.991 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 11.144 testime, 2.707 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 556 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.726.

Në total numri i rasteve aktive është 21.668.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KETU

Image
Statistikat nga MSH
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat