Paralajmëron ish-ministri: Kosova mund të zhytet edhe më thellë në krizë energjetike

Aktuale

Paralajmëron ish-ministri: Kosova mund të zhytet edhe më thellë në krizë energjetike

Më: 25 janar 2022 Në ora: 19:00
Ethem Çeku

Kosova jo vetëm që është në krizë të thellë energjetike, por situata mund të përkeqësohet nëse Qeveria e Kosovës nuk dinë të menaxhojë me situatën e cila ka përfshirë vendin.

Kështu po thotë ish-ministri i Energjetikës dhe Minierave Ethem Çeku.

“Kam frikë që po. Kosova po vazhdon me u zhytë edhe më thellë në krizë energjetike për arsye se nuk kemi kapacitete te reja gjeneruese. Kosova me 11 miliardë tonë linjit të eksploatueshëm që 20 vjet nuk u ndërtu asnjë bllok i ri i termocentraleve me lignit. Prandaj vendi ynë po do të ballafaqohet me një krizë të thellë në fushën e energjisë në qoftë se qeveria aktuale nuk din të menaxhon situatën me energji”, ka thënë ai.

E, deri sa dje në Kuvendin e Kosovës është diskutuar për këtë çështje, ku deputetët e opozitës ishin kundër çdo shtrenjtimi të çmimit të energjisë, kryeministri Kurti këtë po e jep vetëm si njërën prej alternativave të zgjidhjes së problemit.

Ish-ministri Çeku nuk po e sheh si zgjidhje shtrenjëtimin e energjisë elektrike.

Sipas tij, Qeveria duhet të ketë një strategji afatmesme e po ashtu edhe afatgjatë që të dilet nga kjo krizë.

“Kjo Qeveri duhet të bëjë një plan dhe të bëjë një strategji afatmesme dhe një afatgjatë për të dalë nga një krizë e rëndë që po vjen. Kjo që ka ndodhë me rënien e termocentralit Kosova B, me ngritjen e çmimit  gjeneral në përgjithësi janë vetëm elemente të para të krizës me të cilën po ballafaqohemi dhe do të ballafaqohemi edhe tutje në sektorin e energjisë”, është shprehur Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat