​Reçica takon në Zvicër ekspertin e energjisë Adhurim Haxhimusa: Diaspora ka shumë potencial

Aktuale

​Reçica takon në Zvicër ekspertin e energjisë Adhurim Haxhimusa: Diaspora ka shumë potencial

Më: 25 janar 2022 Në ora: 20:24
Elmi Reçica

Deputeti i PDK-së Elmi Reçica, në vazhdën e takimeve me bashkatdhetarët në Zvicër, ka takuar sot ekspertin e fushës së energjisë Adhurim Haxhimusa.

Përmes një postimi në Facebook, Reçica shprehet se qytetarët e Kosovës në diasporë kanë arritur majat e suksesit në shumë pore të shoqërisë zvicerane. 

"Një prej të suksesshmëve është edhe Adhurim Haxhimusa, një intelektual i ri e shumë i suksesshëm, mik i imi dhe i familjes, doktorant i Universitetit të Vjenës, me temën “Rregullimi i industrive të rrjetës” me fokus të veçantë në energji, e shpallur si doktoraturë e vizionit. Adhurimi aktualisht ligjëron në Universitetin e Shkencave të Aplikueshme në Grizon të Zvicrës në Qendrën e Hulumtimeve të Politikave Ekonomike", shkruan ai. 

Reçica thekson se ekspertë si Adhurimi me njohuri të jashtëzakonshme për energjinë i nevojiten vendit. 

"Diaspora jonë është burim i dijes dhe përvojës. Është mundësi shumë e mirë për të marrë praktikat dhe njohuritë më të mira evropiane në fushën e energjisë me qëllim të përmirësimit të krizës, të shkaktuar nga një qeveri e padijshme dhe e papërgjegjshme, duke i lënë qytetarët në terr", shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat