Krimet Ekonomike hetojnë kontratat e qeverisjes së Xhafer Tahirit

Aktuale

Krimet Ekonomike hetojnë kontratat e qeverisjes së Xhafer Tahirit

Më: 25 janar 2022 Në ora: 21:40
Xhafer Tahiri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka deklaruar se Njësia e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës janë duke hetuar disa raste qe lidhen me dhënien në shfrytëzim të pronave.

Burimet kanë thënë se bëhet fjalë për kontratat e dhënies në shfrytëzim të pronave komunale në Zonën Ekonomike në Lumadh, ku bizneset kishin përfituar toka të komunës për 99 vite me qëllim të zgjerimit të veprimtarive të tyre dhe hapjeve të vendeve të reja të punës.

Këto burime kanë treguar se përmes kontratave të komunës të lidhura mes tyre dhe ish kryetarit Xhafer Tahiri, atyre dyshohet se iu është mundësuar t’i fusin këto prona në hipotekë dhe t’i kalojnë në shfrytëzim te personat e tretë, gjë që po dyshohet se është veprim i kundërligjshëm.

Idrizi tregoi se a po shqyrtohet mundësia e rishikimit të këtyre kontratave nga ana e komunës pas dyshimeve për keqpërdorime.

“Po është e vërtetë që krimet ekonomike kanë qenë në komunën e Vushtrrisë për hetimin e lëndëve për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale në Parkun e Bizneseve në Lumadh dhe po ashtu edhe për disa lëndë tjera”, ka deklaruar ai.

“Ne si komunë nuk do të ndërmarrim veprime në fazën e hetimeve. Pas përfundimit të hetimeve do të vendosim për hapat tjerë”, tha tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat