“O abuzuese është”, përplasen në Komision Armend Zemaj dhe Fatmire Kollçaku

Aktuale

“O abuzuese është”, përplasen në Komision Armend Zemaj dhe Fatmire Kollçaku

Më: 26 janar 2022 Në ora: 13:49
Komisioni për shëndetësi

Në Komisionin për shëndetësi, ku po raportoi ministri Rifat Latifi, pati përplasje mes Fatmire Kollçakut të VV-së dhe Armend Zemaj.

Pjesë nga debati:

Zemaj: Shqetësimi më i madh janë shkollat, janë fëmijët, domethënë mbarëvajtja. Deklarata abuzuese kemi parë, po besoj që vëmendja do të duhej të ishte nga Ministria e Shëndetësisë.

Kollçaku: Për këto deklarata abuzuese e kam detyrë me të thënë për gjuhën keni kujdes. Deklarata abuzuese është keqpërdorim i gjuhës.

Zemaj: Ooo abuzuese është.

Kollçaku: Unë e vlerësoj a e përdorë ti abuzues.

Latifi: Me thënë të drejtën, zoti deputet dhe ish ministër i Shëndetësisë.

Zemaj: Nal ta majmë një herë një mbledhje qysh duhet.

Latifi: Me kërku prej ministrit të shëndetësisë ngritje të kapaciteteve njerëzore në spital sot, në kushtet që ju i dini se nuk mund të ngrisim kapacitete brenda ditës, javës as muajit. Neve na duhet me u përgatitë ma mirë. Nuk e kemi asnjë specializant të ri në kujdesin intensive që do t’na kishte ndihmu shumë më shumë në gjendjen që kemi. Kjo nuk është për shkak të neglizhencës.

Zemaj: Thash të inkurajoj të vazhdoni krahas menaxhimit të pandemisë. Thash vazhdo me ngritjen e kapacitetit në çfarëdo niveli që mundesh.

Latifi: Faleminderit për këtë klarifikim. Është mjaft problematike edhe për vendet tjera në botë që gjatë kohës së pandemive dhe katastrofave tjera që shumëcka nuk mundet me u planifiku menjëherë. Nuk ka neglizhencë. Secili anëtar në Ministri është në krye të detyrës. Është pritë me u rritë rastet, kanë me shku ndoshta edhe ma nalt. Por jemi mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat