A do të jetë Dardan Sejdiu nënkryetar i Prishtinës nga PDK-ja? Flet Sami Lushtaku

Aktuale

A do të jetë Dardan Sejdiu nënkryetar i Prishtinës nga PDK-ja? Flet Sami Lushtaku

Më: 26 janar 2022 Në ora: 17:39
Sami Lushtaku, Dardan Sejdiu

Nënkryetari i Skënderajt dhe një nga figurat më me peshë elektorale në PDK ka folur për mundësinë që Dardan Sejdiu ta merrte postin e nënkryetarit në Komunën e Prishtinës.

Lushtaku tha se e respekton Sejdiun, por tha se nuk mjafton vetëm kjo.

“Është kryetari Memli Krasniqi edhe kryetari i degës që vendosin, nuk më takon mua të flasë. Dardani është i respektueshëm për mu, sikurse që është edhe për shumë qytetarë, kështu që unë respektin ndaj tij e kam, por nuk besoj që mjafton. Për mua cilin të vendos kryesia(nënkryetar) është i pranueshëm, e sidomos Dardani”, tha ai.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë mbrëmë se do të dëshironte që Sejdiu të bëhet pjesë e këtij subjekti politik.

 “Unë shpresoj që z. Dardan Sejdiu t’i bashkëngjitet PDK. Do të dëshiroja..”, ka thënë Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat