Si do e kundërshtojë LDK-ja shtrenjtimin e rrymës? Flet Besa Gaxherri

Aktuale

Si do e kundërshtojë LDK-ja shtrenjtimin e rrymës? Flet Besa Gaxherri

Më: 26 janar 2022 Në ora: 22:01
Besa Gaxherri

Besa Gaxherri e LDK’së ka thënë se si parti do të shfrytëzojnë çdo mekanizëm për të mos lejuar shtrenjtimin e rrymës. Nuk mohoi mundësinë e thirrjes së protestave.

“Do t’i përdorim të gjithë mekanizmat dhe në fund nëse s’do të merr vesh z.Kurti edhe ZRRE që janë kah bëjnë diskriminim dhe shkelje kushtetuese ne e kemi edhe mekanizmin e Kushtetutës dhe do ta shfrytëzojmë dhe ta shfuqizojmë’, tha Gaxherri.

“Normal që duhet me çu në Gjykatë Kushtetuese dhe në çdo organ i cili është në shërbim të këtij vendi”, shtoi ajo.

“Edhe protestat nuk i mohoj. Protesta është mekanizëm opozitar dhe demokratik që duhet ta bëjnë edhe partitë demokratike”, theksoi ajo.

“LDK pasi ka përfunduar lufta nuk ka bërë kurrë protestë kundër vendit të vetë”, theksoi Gaxherri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat