Çun Lajçi: Shporru more shpirtshitun, more zemër zi!

Aktuale

Çun Lajçi: Shporru more shpirtshitun, more zemër zi!

Nga: A.ZH Më: 27 janar 2022 Në ora: 16:22
Çun Lajçi

Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi, i ka reaguar një qytetarit nga Fushë Kosova, i cili e ka kritikuar për daljet e tij në sheshe për t'i rënë sharkisë.

Lajçi ka thënë se atij nuk i vjen turp që këndon këngë burime dhe se ai këndon për veten e tij, dhe jo qytetarin në fjalë, përcjell Bota sot.

"Shporru more shpirtshitun!", ka shkruar aktori në një postim në Facebook.

Reagimi i tij i plotë:

Njenit nga Fushë Kosova

More zemër zi! More trup i pa shpirt! More i vramë nga suksesi i nji artisti, qoftë me fjalën n’skenë, qoftë me fjalën n’letër qoftë me kangën n’instrumentin e popullit tim(se ti popull nuk paske, sipas mbiemnit)!

Si s’të vjetn turp t’me thuesh “na lodhe…je ba me dalë me lypë n’shesh…si s’të vjen marre tue i ra sharkisë…”?!

Mos i shtje hundët n’lugjet e hueja muj me t’thanë, se t’përgjakën e u vjen era!?

Mua s’me vjen turp prej kangës burimore, as prej instrumentit folklorik. Unë knoj për vetën time jo për zotninë tande. E postoj n’fb-un tim, e nuk të thërras me ndëgjua as me i lëxua shkrimet!

Unë n’sharki e derdhi dhimbjen, n’lahutë e mësoj historinë e gëzimin e shfaqi n’dy tela çiftelie, e ti dashke me ma ndalua!?!

Shporru more shpirtshitun!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat