Përgjimi i publikuar i Albulena Haxhiut, reagon asistentja e ministres

Aktuale

Përgjimi i publikuar i Albulena Haxhiut, reagon asistentja e ministres

Më: 27 janar 2022 Në ora: 17:42
Albulena Haxhiu

Berita Abazi, asistentja e Albulena Haxhiut, e ka cilësuar të montuar një audio-inçizim të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Sipas publikimit në audio-përgjimin e pretenduar të ministres Haxhiu flitet për një dorëheqje të saj nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas raportimeve, biseda pretendohet të jetë realizuar më 2018.

Por, materiali është cilësuar i rrejshëm nga njerëzit e afërt të ministres.

Bazuar në një reagim të Berita Abazit, asistentes së Haxhiut, prapa publikimit të audio-përgjimit qëndron Partia Demokratike e Kosovës.

“‘Audio incizimet eksluzive’ të bëra nga klika e të shpërndara në publik nga PDK. Morali i storjes…”, ka shkruar Abazi, pjesë e kabinetit të ministres së Drejtësisë.

Në media u raportua se ministrja Haxhiu u njoftua sot nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi lidhur me publikimin e audio-përgjimit.

Sipas përgjimit të publikuar nga portali që udhëhiqet nga Ardian Arifaj, ish-këshilltari i Hashim Thaçit, ministrja Haxhiu pranon se kishte dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje. Thotë se dorëheqja e saj ndërlidhej me një pakënaqësi për pagën e saj brenda subjektit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat