Debati mbi COVID-19, deputeti Kokaj: Po japin ‘ders’ shkencor personat që s’janë kompetent

Aktuale

Debati mbi COVID-19, deputeti Kokaj: Po japin ‘ders’ shkencor personat që s’janë kompetent

Më: 27 janar 2022 Në ora: 18:40
Jahja Kokaj

Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar seanca e thirrur për të debatuar gjendjen pandemike me COVID-19 në vend.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, gjatë fjalës së tij deklaroi se asnjëri prej tyre nuk janë kompetent të flasin për një çështje shkencore siç është COVID-19.

Kokaj mes tjerash tha se deputetët po japin ‘ders’ shkencor persona që s’janë aspak kompetent.

“Dua të nis këtë debat me një thënie të Fan Nolit i cili mbase unë nuk e them saktë, por thotë “Kur deputetët i bien fyellit e atdheu digjet mozomakeq për atë vend”.

“Mua po më duket që me pesë-gjashtë orë sa janë këtu njerëzit flasin pakurfarë kompetence, njerëzit flasin përsëritje dhe flasin për cështje politike kurse jo për zgjidhjen e problemit. Fillimisht ky problem është shkencor dhe unë s’kam kompetencë të flas për këtë problem – por unë po flas për diskutimin e kolegëve të mi të nderuar që japin ders shkencor kur s’janë kompetent e për këtë të mos humbim kohë”, tha Kokaj.

Deputeti më i vjetër i Kuvendit mes tjerash deklaroi se qytetarët janë duke u tallur me mënyrën se si deputetët po debatojnë mbi pandeminë.

“Jam duke marrë mesazhe se qytetarët janë duke u tallë me ne mbi mënyrën e diskutimit rreth kësaj çështje shkencore”, tha mes tjerash Kokaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat