Zemaj: Kisha ofertë nga Serbia për vaksina, nuk pranova

Aktuale

Zemaj: Kisha ofertë nga Serbia për vaksina, nuk pranova

Më: 28 janar 2022 Në ora: 17:46
Armend Zemaj

Ish-ministri i shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se ka pasur ofertë nga Serbia për të pranuar donacion me vaksina por që nuk e ka pranuar.

Deputeti i LDK-së, ka përsëritur që nuk ka pranuar ta bëjë gabimin e Qeverisë Kurti kur pranoi testet nga Serbia.

“I vetmi shtet në rajon që ka pasur qasje në vaksina ka qenë Serbia madje duke dhënë edhe donacione në forma të ndryshme, ku edhe ne kishim ndonjë ofertë”, zbuloi ish-ministri i Shëndetësisë.

“Edhe unë mund të kaloja në atë nivelin e gabimit siç u pranua ai donacioni fantom i testimeve dhe Serbia mori shumë lavdate thuajse po na ndihmon në aspektin humanitar”, shtoi Armend Zemaj.

Me 17 prill 2020, ministria e udhëhequr nga Arben Vitia pranoi donacion 1000 teste për Covid nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat