Zëvendësministri i Arsimit: Rreth 1 mijë mësimdhënës të vendit mund të jenë tepricë

Aktuale

Zëvendësministri i Arsimit: Rreth 1 mijë mësimdhënës të vendit mund të jenë tepricë

Më: 28 janar 2022 Në ora: 22:48
Dukagjin Pupovci

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, thotë se rreth 1 mijë mësimdhënës në sistemin arsimor të vendit mund të jenë tepricë. Pupovci tregon pse ata nuk janë larguar nga puna.

“Me formulën aktuale të financimit ndoshta rreth një mijë mësimdhënës janë tepricë në sistemin e arsimit. Mirëpo, ne vitin e kaluar kur kemi planifikuar buxhetin për sivjet të gjithë ata mësimdhënës i kemi mbajt në sistem”, tha Pupovci.

“Nuk u kemi thënë komunave largoni nga puna 1 mijë mësimdhënës që ne të kursejmë disa para sepse ata nuk mund të financohen nëpërmjet formulës së punësimit”, shtoi ai.

“Ekzistojnë klasa të cilat janë me numër të vogël të nxënësve me qëllimin e vetëm që të mos largohen njerëzit nga puna’, tha Pupovci.

“Kur bëhet një rritje e pagave, nëse bëhet për një numër më të vogël nuk është mirë të bëhet me koston e largimit të dikujt nga puna. Krejt këto përllogaritje kërkojnë kohë dhe saktësi”, theksoi Pupovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat