Protestuesit provojnë të hynë brenda objektit të qeverisë, pengohen nga policia

Aktuale

Protestuesit provojnë të hynë brenda objektit të qeverisë, pengohen nga policia

Më: 29 janar 2022 Në ora: 14:32
Pamje nga protesta

Partia Socialdemokrate ka organizaur protestë kundër shtrejtimit të rrymës.

Shumë qytetarë i janë bashkuar kësaj proteste, me moton “Ju e rrisni çmimin, ne rezistencën” dhe të cilët tani gjenden para hyrjes në ndërtesën e Qeverisë.

Nol Nushi u ka kërkuar protestuesve që të afrohen më afër dyerve të Qeverisë dhe u ka thirrur policëve që të lejojnë mbajtjen e një fjalimi.

Mirëpo policia i ka penguar dhe pë pas ka filluar përplasja fizike, në të cilën është përfshirë edhe i pari i PSD-së Dardan Molliqaj.

Ai po vazhdon të insistojë që fjalimin ta mbajë në shkallët përpara hyrjes së Qeverinë e Kosovës.

Gjithashtu po u bënë thirrje protestuesve që të hyjnë brenda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat