Tomë Gashi përcjell protestën nga ballkoni i tij, reagojnë protestuesit

Aktuale

Tomë Gashi përcjell protestën nga ballkoni i tij, reagojnë protestuesit

Më: 29 janar 2022 Në ora: 14:37
Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi është parë duke e përcjell protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike nga ballkoni i tij.

Gashi i cili njihet si simpatizues i Lëvizjes Vetëvendosje ka nxitur reagimin e protestuesve të cilët e kanë gjuajtur me topa bore.

Kjo protestë është organizuar nga Partia Social Demokrate.

Ndërkohë që tashmë pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë vendosur para objektit të Qeverisë.

Një numër i madh i qytetarëve po marrin pjesë në protestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat