Publikohet raporti 24 orësh për Covid-19, ky është numri i rasteve të reja

Aktuale

Publikohet raporti 24 orësh për Covid-19, ky është numri i rasteve të reja

Nga: A.ZH Më: 29 janar 2022 Në ora: 15:01
Pamje nga QKUK

3628 raste të reja pozitive me Koronavirus janë regjistuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa 697 persona janë shëruar, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë nga MSH:

 

29 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.397 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.773.577 doza të vaksinës.

Deri më sot 804.801 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 75.445 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 14.479 testime, 3.628 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 697 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164.991.

Në total numri i rasteve aktive është 33.952.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KETU

Image
Statistikat ng MSH
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat