Pas protestës së sotme, Kraki ‘godet’ Buzhalën dhe Molliqajn – ka një porosi për ata

Aktuale

Pas protestës së sotme, Kraki ‘godet’ Buzhalën dhe Molliqajn – ka një porosi për ata

Nga: A.M. Më: 29 janar 2022 Në ora: 19:52
Buzhala, Molliqaj

Profesori i Universitetit të Parisit, Nezir Kraki ka reaguar për protestën e organizuar për rritjen e çmimit të energjisë.

Fillimisht, ai përmendi edhe pjesëmarrjen e Berat Buzhalës në këtë protestë, ku ironizoi duke thënë se “pa shku edhe Berati me punu në spital amerikan në Tiranë si Batoni s’ka rahati Kosova”.

Madje, Kraki kërkoi nga Molliqaj që ta lërë politikën, pasi ai nuk është i mendimit dhe as i guximit.

“O Dardan aga, ti s’je as i politikës, as i mendimit as i guximit. Politikën e mendimin ka tentu Albini me t’i msu po sen dreqit vesh s’kishe pas marrë o burrë. Gjeje një punë shoku e mshele të pamen për disfatat politike se hor e bone veten”, shkroi në Facebook ai, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Pa shku edhe Berati me punu n’spital amerikan n’Tirane si Batoni s’ka rahati Kosova 😂

E tani me e internu Dardanin n’ate spital e me ia hek kete mlllef qe don me ia marre shpirtin ose me ia zbardhe flokte e reja qe sa i ka « implementu ». Veç kqyrne qysh ka mbet vet si qyqe. Krejt kaqushat e PSD-se jane me pune e tripa tjere prej dites kur Dardan koperfilldi i zhduki nga Kuvendi i Kosoves pa shenje pa doke 😂

Tash del si pula pa krye lyp me çdo kusht me shpik situata ne te cilat vogelsia e tij shfaq heroizma si ky me shpulle policit sot. O Dardan aga, ti s’je as i politikes, as i mendimit as i guximit. Politiken e mendimin ka tentu Albini me t’i msu po sen dreqit vesh s’kishe pas marre o burre. Gjeje nje pune shoku e mshele te pamen per disfatat politike se hor e bone veten.

Merr mesim prej shokeve pak qe jane pajtu me fatin.

Vakia Zotit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat