“Një pensionist i merr 560 euro ma pak brenda vitit, sesa që ka shpenzuar Hashim Thaçi brenda një dite”

Aktuale

“Një pensionist i merr 560 euro ma pak brenda vitit, sesa që ka shpenzuar Hashim Thaçi brenda një dite”

Nga: N. Sh. Më: 31 janar 2022 Në ora: 09:49
Hashim Thaçi

Analisti politik dhe gazetari Xhevdet Pozhari, ka reaguar për shpenzimet enorme të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ai përmes një postimi në facebook, shkruan se, 1.760 euro në ditë ka bërë shpenzime ish-presidenti Thaçi, veç për akomodim, karburante dhe bileta.

Këtu në këtë çmim nuk llogaritet ushqimi me karkaleca deti e me vena të shtrenjta.

Pozhari shkruan se Thaçi e kish pas bë për veti Kosovën Zvicër e përjtes Zvicrës.

Sipas tij, një pensionist i merr 560 euro më pak brenda një viti sesa që ka shpenzuar Hashim Thaçi brenda një dite.

Reagimi i plotë:

642 mijë euro në vit i bjen 1.760 euro në ditë shpenzime veç për akomodim, karburante dhe bileta.

Ato venat e shtrenjta dhe karkalecat krudo nuk janë të përfshime në këtë harxhim.

Këta e kishin pas bo Kosovën për vete Zvicër përtej  Zvicrës.

Përndryshe, një pensionist i merr 1.200 euro në vit, ose 560 euro ma pak sesa që ka shpenzuar Hashim Thaçi brenda një dite, pa ja llogarit ushqimin.

Ju bëftë mirë! Liria ka emër, qebesa edhe çmim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat