“Nga një 500-she për çdo muaj ama s`dojmë me të pa ka RTK-ja”/ Kryetari i SP-RTK-së, reagon pas suspendimit të Milaim Zekës

Aktuale

“Nga një 500-she për çdo muaj ama s`dojmë me të pa ka RTK-ja”/ Kryetari i SP-RTK-së, reagon pas suspendimit të Milaim Zekës

Nga: M.L. Më: 31 janar 2022 Në ora: 18:04
Fadil Hoxha

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës, Shkumbin Ahmetxhekaj, sot mori vendim për suspendim të përkohshëm nga puna të gazetarit Milaim Zeka.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar Fadil Hoxha kryetar i Sindikatës së Pavarur të RTK-së.

Hoxha në një postim në Facebook, ka shkruar se me vendimin e sotëm, Milaim Zeka mund ta marr gjysmë page në muaj dhe të mos e ketë obligim paraqitjen as për kafe tek RTK-ja.

“A e dini çka i bjen ky vendimi për suspendimin e Milaim Zekes?

Tash e tutje, Milalimi me e marr gjysmë rroge dhe mos me pas obilgim as për kafe me u dok ka RTK-ja.

Qysh bre spo del dikush me guximin me i shkëput të gjitha lidhjet e RTK-së me Milaimin?

Ai po vazhdon për çdo ditë mos me e përfille rregulloren për mosparaqitje publike në media të tjera e këta shkojnë e suspendojnë tu i thane që ka një 500-she për çdo muaj ama s`dojmë me të pa ka RTK-ja”, shkroi Hoxha në Facebook.

Kujtojmë se , në arsyetimin e vendimit të shkarkimit të Zekës, thuhet se Administrata e RTK-së me datë 28.01.2022, është njoftuar me shkrim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë se ndaj të punësuarit z.Milaim Zeka, janë të konfirmuara 3 aktakuza dhe dy raste të tjera janë në proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat