Kaq pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi për shkak të COVID-19 në spitale dhe QKUK

Aktuale

Kaq pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi për shkak të COVID-19 në spitale dhe QKUK

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në spitalet rajonale dhe QKUK janë të shtrirë 215 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 1 pacient i negativizuar. 141 pacientë janë me oksigjeno-terapi, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 5 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 88 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 5 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 13 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 2 pacientë

Spitali i Prizrenit, 17 pacientë

Spitali i Pejës, 21 pacientë

Spitali i Gjakovës, 19 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 19 pacientë

Spitali i Ferizajt, 6 pacientë

Spitali i Gjilanit, 16 pacientë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat