Krijimi i zonës ekonomike në Prishtinë, do ta bënte ambientin më të përshtatshëm për biznes

Aktuale

Krijimi i zonës ekonomike në Prishtinë, do ta bënte ambientin më të përshtatshëm për biznes

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 16:53
Anëtarët e Bordit të Klubit të Prodhuesve

Anëtarët e Bordit të Klubit të Prodhuesve së bashku me kryetarin Berat Mustafa ishin në takim me kryetarin e komunës së Prishtinës, Perparim Rama,

Sipas njoftimit, gjatë takimit u diskutua për arritjen e një marrëveshje bashkëpunimi në mes të prodhuesve dhe komunës e cila do të mundësonte bashkëpunim në disa aktivitete në mes të dy palëve, por më e rëndësishmja do të ishte themelimi i zonës ekonomike në komunën e Prishtinës. 

Klubi i Prodhuesve u zotua se do të përkrah dhe asistoj komunën e Prishtinës në krijimin e kësaj zone ekonomike. 

Krijimi i zonës ekonomike në komunën e Prishtinës është kërkesë e prodhuesve vendor si kërkesë themelore që do të mundësonte krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për biznes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat