Ekrem Hyseni flet për Agim Veliun: Nuk guxoi të dalë...

Aktuale

Ekrem Hyseni flet për Agim Veliun: Nuk guxoi të dalë...

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 10:12
Ekrem Hyseni

Kryetari i degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni ka folur në lidhje me zgjedhjet e fundit të brendshme që ka mbajtur kjo degë gjatë së shtunës.

Hyseni theksoi se bastioni i LDK-së ka qenë në gjendje të keqe kur ka dal kandidat.

“Bastioni i LDK-së në gjendjen në të cilën kur kam dalë kandidat nuk besoj që ndonjëherë do të vijë në atë gjendje ma te keqe se sa ka qenë, dhe ky ka qenë dëmtimi i madh, shumë zhvillime që kane ndodhë , zhvillime politike në atë kohë, qeveria e parë Kurti, rënia e qeverisë, pikërisht në atë kohë edhe kur kryetari i komunës largohet nga komuna dhe jepet një shembull që mendoj që ka ndodhë për herë të parë në të gjitha komunat shqiptare në Kosovë pas luftës, njerëzit e morën zhgënjim”, u shpreh Hyseni në “Sytë Shtatë”.

Tutje, ai tha se edhe ata që e kritikojnë kanë pasur ofertë, por që nuk kanë pasur guxim me marrë kur bastioni në Podujevë ka qenë në gjendje të keqe.

“Kjo na sjell në zgjedhjet qendrore, të cilat nga 15-20 mijë vota kemi rënë në 9 mijë vota, dhe këtë nuk e ka pritë askush, bastioni e kemi gjete në momente të cilat edhe sot ata që e kritikojnë e kanë pasur ofertë me dal kandidat për kryetar dhe un kam qenë pjesë e tavolinës, nuk kanë dal, duhet me pasë edhe kuraje dhe guxim me marrë kur është keq, dhe asnjëherë dega e LDK-së nuk ka qenë me keq se sa kur kam qenë un kandidat, dhe sot dega e LDK-së në Podujevë është partia e parë, dhe sot është një ndër degat ma të forta në Kosovë”, ka thënë Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat