Nexhmedin Spahiu: Ky është çmimi që do të paguajë Kosova për t’u njohur nga Serbia

Aktuale

Nexhmedin Spahiu: Ky është çmimi që do të paguajë Kosova për t’u njohur nga Serbia

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 00:38
Nexhmedin Spahiu

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se vizita e Lajcakut me Eskobarin, është një mesazh se diplomacia evropiane po e mbështet Kosovën.

Sipas Spahiut, sinjal tjetër është edhe referimi i Kosovës e Serbisë, si shtete e jo si kryeqytete.

“Mesazhi kryesor, pra ajo që tha Eskobari nuk është asgjë e re sepse ky është qëndrimi i Amerikës që prej shpalljes së Kosovës si shtet, por e re është nga Lajçak, pasi për vetë faktin që ka ardhur bashkë me Eskobarin është një tregues diplomatik se diplomacia evropiane po ecën përpara në drejtim të interesit të Kosovës në këtë rast, një diçka që ishte e re është se bashkimi evropian ka përdorur deri tash terma neutralë si Beograd – Prishtinë, kur thua kështu nuk dihet a po flitet për dy kryeqytete të dy shteteve sovrane, apo po flitet për një kryeqytet të një shteti sovran dhe një të provincës. Por kur thua Kosovë-Serbi, kjo çështje mbyll dykuptimësinë dhe këtë e tha Lajçak, dhe e mira është se vjen prej një diplomati që vjen prej një vendi që nuk e ka njohur Kosovën dhe kjo është pozitive”, ka thënë Spahiu.

Spahiu tha se çmimi, të cilin do ta paguajë Kosova për t’u njohur nga Serbia është asociacioni.

“Për ne çmimi që do të paguajë Kosova të marrë njohje nga Serbia është e favorshme, është një momentum të cilin Kosova duhet me e shfrytëzu, sigurisht asociacioni është çmimi”, ka thënë ai.

Sipas tij nevojitet guxim për të ndërmarrë veprime të tilla.

“Asociacionin e paguajmë ne, nuk është e lehtë me i dhënë më shumë influencë ti Serbisë, një vendi që të ka vrarë e prerë, por ky duhet me qenë një veprim prej lideri politik, nuk duhet me u frikësu, Albini ai e ka dëshmu vetën që nuk frikësohet”, ka theksuar ai.

Sipas Spahiut, emisarët treguan se nuk ka prekje të territorit të Kosovës, por deri kur do të prehet, siç e thotë ai, ky pazar, varet prej negociatave, që do t’i udhëheqë Albin Kurti me Aleksandër Vuçiq.

“Është një çështje që nuk duhet të merret me nge, momenti i përshtatshëm është tani, ne nuk mund të presim që të vijnë kohë më të mira për Kosovën, duke pasur parasysh se në arenën ndërkombëtare ShBA-ja ka pësuar humbje pas çlirimit të Kosovës në të gjitha duelet që ka pasur me Rusinë në anë e mbanë botës, humbje në Irak, në Siri, Afganistan, Liban, tash së fundi në Kazakistan por ishte fitore spektakulare e Rusisë, kështu që tani nëse kufijtë e këtyre dy fuqive botërore shtyhen prej Ukrainës e vijnë deri te Bullgaria e Rumania rrezikohet Ballkani, prandaj është interes i Evropës dhe Amerikës, që të përmbyllet sa ma parë kjo çështje", ka shtuar ai.

Ai shpreson që brenda këtij viti të arrihet një marrëveshje, pasi sipas tij, nëse nuk bëhet brenda këtij viti atëherë çmimi i marrjes së njohjes nga ana e Serbisë në të ardhmen do të jetë shumë më i lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat