Pacolli i reagon ministrit Peci/ Ka një kërkesë publike për të

Aktuale

Pacolli i reagon ministrit Peci/ Ka një kërkesë publike për të

Nga: M.H. Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 08:10
Behgjet Pacolli

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka deklaruar përsëri ish-kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën.

Peci ka thënë se Mustafës i ka mbet ‘zhig’ të bëhet president i Kosovës.

Në lidhje me këtë ka reaguar kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili iu drejtuar që nuk është dakord me shkrimet që ai po bënë kundrejt Mustafës, përcjell “Bota sot”.

Pacolli i sugjeron ministrit Peci të kërkon falje në lidhje me deklaratat e tij për Mustafën.

Postimi i plotë

Ministër Peci,

Ka disa herë që i lexoj tekstet tuaja në Fb te cilat janë me plot sharje dhe ofendime për ish-kryetarin e LDK-së Isa Mustafa.

Po mundohem t'ju kuptoj (pa hyrë në kampin politik), por ne fund gjithmonë konstatoj se fyerjet që i bëni ish kryetarit tuaj nuk i ngjajnë një djali të ri, nje përsoni të ngritur, një ministri dhe një përfaqësues të Kosovës evropiane. Ju them nga eksperienca ime e gjatë .. nuk ka veti më të keqe për një të ri se kjo "të pështysh aty ku ke ngrenë"

Ju zoti Peci, jeni rritur dhe ngritur me LDK-në, të cilën e udhëhiqte njeriu që tani ju e shani, Isa Mustafën.

Po të isha në vendin e juaj unë do të kerkoja falje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat