Pas skandalit me shpenzime, ky është vendimi i fundit i deputetëve të VV-së

Aktuale

Pas skandalit me shpenzime, ky është vendimi i fundit i deputetëve të VV-së

Nga: A.M. Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 10:04
Deputetet e VV-se ne Kuvend

Shpenzimet enorme të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për  karburante ka bërë jehonë të madhe në vendin tonë.

Pas publikimit të këtyre të dhënave, deputetët e Lëvizjes Vetëvendose, kanë marrë vendim që të tërhiqen nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit.

Po ashtu, ata kanë kërkuar që “rrugën” e njëjtë të aplikojnë edhe deputetët e partive tjera.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Me anë të këtij njoftimi duam të informojmë opinion publik, se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si shumicë parlamentare, vullnetarisht do të tërhiqen nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit dhe njëkohësisht thërrasin edhe deputetët tjerë të aplikojnë të njëjtin standard. Gjithashtu, do të kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit, rishikimin e vendimit për kompensimin e deputetëve.

Ne mbetemi të përkushtuar në ngritjen e performances së punës së deputetëve, llogaridhënies dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve të Republikës!

Image
Te dhenat e deputeteve per shpenzime
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat