Liri Loshi: Dardan Molliqaj, një bisht i pronto-mafisë nga duart e së cilës Kurti e hoqi shtetin

Aktuale

Liri Loshi: Dardan Molliqaj, një bisht i pronto-mafisë nga duart e së cilës Kurti e hoqi shtetin

Nga: M.L. Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 15:27
Liri Loshi dhe kryeministri Kurti

Ish kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Liri Loshi ka komentuar sjelljet aktuale të kryetarit të PSD-së Dardan Molliqaj.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se tash nuk ka gjasa që i njejti popull ta përkarhë një lider tjetër që ta kthejë shtetin përsëri në duart e mafisë!

“Populli e ka mbështetur masivisht një lider që njëherë e mirë ta heq shtetin nga duart e mafi-politikës. Tash nuk ka gjasa që i njejti popull ta përkarhë një lider tjetër që ta kthejë shtetin përsëri në duart e mafisë!”, ka shkruar Loshi.

Ai ka thënë se, kjo është ajo çfarë po tenton të bëjë Dardan Molliqaj, sepse ai nuk ka gjasa që të krijojë një parti të fuqishme opozitare.

“Gjasat reale pra, janë që ai vetëm të jetë një bisht i pronto-mafisë jo për t'u bërë faktor real, por vetëm sa për të mbijetuar në skenën politike! Kjo është arsyeja kryesore pse ai nuk pritet me pasë të ardhme politike”, përfundoi Loshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat