Kryeministri Kurti i gatshëm për dialogun me Serbinë: Varet kur na fton Brukseli

Aktuale

Kryeministri Kurti i gatshëm për dialogun me Serbinë: Varet kur na fton Brukseli

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 17:53
Albin Kurti dhe Joseph Borrell

Kryeministri Albin Kurti tha sot se është i gatshëm të marrë pjesë në bisedime me palën serbe në kryeqytetin evropian kurdo që Brukseli e fton.

Kurti u shpreh se janë të përkushtuar për dialog parimor drejt një marrëveshje që në qendër ka njohjen reciproke.

“Sa i përket takimeve të mundshme në Bruksel, ne jemi të përkushtuar për dialog të balancuar, parimor drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme e cila e ka në qendër njohjen reciproke dhe ne jemi përherë konstruktiv. Varet nga lehtësuesi apo ndërmjetësuesi, Brukseli se kur do të jetë takimi i radhës por gatishmëria jonë nuk do të mungojë asnjëherë”, tha ai para gazetarëve.

ShBA-ja dhe BE-ja kanë angazhuar emisarët e tyre specialë për t’i ulur në tavolinën e bisedimeve Kurtin dhe Vuçiqin. 

Emisari i BE-së, Lajcak i shoqëruar nga Emisari i ShBA-së, Escobar kanë qëndruar në Kosovë e Serbi gjatë kësaj jave me synimin për të shtyrë përpara një takim të nivelit të lartë mes dy shteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat