“Nuk ka qenë hera e pare e dhunës seksuale nga babai”| Rrëfimi i dy vajzave të mitura nga Gjakova në Qendrën për Punë Sociale

Aktuale

“Nuk ka qenë hera e pare e dhunës seksuale nga babai”| Rrëfimi i dy vajzave të mitura nga Gjakova në Qendrën për Punë Sociale

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Gjendja e dy vajzave që raportuan se janë dhunuar dhe sulmuar seksualisht nga babai i tyre është stabile. Ato pasi kanë lajmëruar rastin në polici janë duke qëndruar në shtëpi te daja i tyre në Gjakovë.

Për gjendjen e tyre dhe rrëfimin që ato kanë dhënë para organeve kompetente, Valbona Rizvanolli nga Qendra për Punë Sociale në Gjakovë tregon detaje.

Sipas saj, vajzat aktualisht kanë gjendje stabile dhe janë të sigurta. Vajzat kanë rrëfyer para qendrës se ato janë keqtrajtuar nga babai i tyre qysh nga vera e vitit të kaluar, për të cilën nuk ju kujtohet saktë data dhe ora kur ka ndodhur.

“Gjendja e vajzave aktualisht është stabile. Rasti që u bë publik nuk është i kohës së tashmë por kishte ndodhur më herët. Ato raportuan që rasti ka ndodhur verën e vitit të kaluar por vajzat nuk dishin me përcaktu qartë gjatë muajit qershor korrik apo gusht kur ka ndodh rasti” u shpreh Rizvanolli nga Qendra për Punë Sociale.

Valbona tregon se dy vajzat dhe nëna e tyre kanë qenë duke qëndruar te shtëpia e familjes së nënës (dejtë) pas sulmit që kanë marrë.

Aty janë duke qëndruar edhe tani, thotë ajo.

“Ato treguan se at here nuk ka qenë hera e parë ato janë deklaruar se ka ndodh dy here si rast. Më herët nuk është raportu si rast. Tani kur është raportu organet kompetente na kanë lajmëruar  neve me rastin, avokatin, prokurorin të gjithë kanë qenë prezent aty dhe rasti po vazhdon të hetohet”.

I dyshuari për këtë dy vepra është i moshës rreth 40 vjeçe dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.

Valbona thotë se Qendra u ka ofruar strehim dy vajzave bashkë më nënën por sipas saj ato janë duke qëndruar të familja e nënës

“Ato e kanë strehimin por aktualisht janë duke qëndruar te familja e nënës së tyre”, tha ajo.

Pas masës për ndalim për 48 orë, babait nga Gjakova që u arrestua nën dyshimin se dhunoi dhe sulmoi seksualisht dy vajzat e tija ,pritet t’i shqiptohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Yllka Shehu ka konfirmuar se i dyshuari akuzohet për dy vepra penale, njëra është se dyshohet se ai ka dhunuar njërën nga vajzat e tij, ndërsa për tjetrën dyshohet se e ka sulmuar seksualisht.

“Është ndaluar një person për dy vepra penale për dhunim dhe sulm seksual ndaj dy vajzave të tij dhe gjatë ditës ka me u bë edhe kërkesa për paraburgim 30 ditësh”, është shprehur Shehu.

Rastin për Insjderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Nysret Gjurkaj, i cili ka dhënë detaje rreth rastit të babait i cili dyshohet se e ka dhunuar njërën nga vajzat e tij, ndërsa për tjetrën dyshohet se e ka sulmuar seksualisht.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Me datë 07.02.2022, në ora 11:20 në Sektorin Rajonal për Hetime ka ardhur ankuesja (nëna)së bashku me dy vajzat e saja te moshes se mitur (2006 dhe 2007) për të raportuar rast dhunimi. Bazuar në intervisten e saj bashkëshorti (i perkatesisë ashkali) i saj gjegjësisht babai i viktimave kishte dhunuar njeren vajzë dhe kishte sulmuar seksualisht tjetren në mënyrë të vazhdueshme (por qe datat e sakta nuk ju kujtohen). Dy viktimat e mitura janë intervistuar në prezencën e Prokurorit të Shtetit, zyrtarit nga Qendra për Punë Sociale, prindit-nënës si dhe avokateve mbrojtes. Personi i dyshuar është arrestuar dhe mbahet në ndalim policor për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit. Hetimet ne vijimesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat