“Akull u bana”/Çun Lajçi reagon për shtrenjtimin e rrymës: A kanë para ministrat se unë e kam pensionin

Aktuale

“Akull u bana”/Çun Lajçi reagon për shtrenjtimin e rrymës: A kanë para ministrat se unë e kam pensionin

Nga: G.B Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 12:10
Çun Lajçi

Aktori Çun Lajçi ka reaguar pas mesazhi që i ka ardhur nga LESCO për shtrenjtimin e rrymës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sapo pa mesazhin u bë akull, derisa pyet se a kanë para ministrat për t’ia paguar faturat, pasi ai e ka pensionin dhe i mjafton, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

KESCO

Eh, sa u inspirova me vazhdua romanin “Kaçakët” me erdhi ky njoftim, e akull u bana: a kanë pare ministrat, me pagua, se mua m’del boll pensioni?

Baba ka qenë ma zemër gjanë se unë: Hajt more se na ndihmon Zoti, thoshte!

Image
Postimi nga Çun Lajçi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat