Dalin emrat/ Këta janë tre zyrtarët e Komunës së Kamenicës dhe pronari i kompanisë që u arrestuan nga Policia

Aktuale

Dalin emrat/ Këta janë tre zyrtarët e Komunës së Kamenicës dhe pronari i kompanisë që u arrestuan nga Policia

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 18:01
Ilustrim

Tre zyrtarë të Komunës së Kamenicës dhe pronari i një kompanie nga Skenderaj janë arrestuar sot nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës. 

Media merr vesh se të arrestuarit janë Pëllumb Jahiri, Florim Demolli dhe Ismail Zubaku.

Ndërsa pronari i Kompanisë nga Skenderaj është Avdi Koci.

Lajmin për arrestimin e tyre e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Gjilan, ka zhvilluar hetime lidhur me një tender furnizimi për shkolla në Kamenicë, ku të dyshuar ishin komisioni vlerësues i Komunës dhe pronari i një kompanie, të cilët dyshohej se kanë mashtruar me një procedurë tenderuese për një tender me vlerë prej mbi 35 mijë euro (€) .”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka bërë të ditur se gjatë hetimeve janë siguruar dëshmi relevante se komisioni prej tre (3) anëtareve kanë nënshkruar raportin e pranimit të mallit, pa ardhur malli, duke dëmtuar buxhetin e komunës, e duke i mundësuar operatorit ekonomik përfitim të kundërligjshëm për shumën e lartcekur.

“Me këto veprime të dyshuarit me iniciale (P.J., I.Z. dhe F.D), dyshohet se kanë kryer veprën penale ,”Keqpërdorim i Pozitës apo autoritetit zyrtare”, ndërsa i dyshuari me iniciale (A.K.) pronar i kompanisë dyshohet se ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme në vlerë mbi 35 mijë €uro, për tenderin në fjalë, pasi që i njëjti nuk i është përmbajtur kontratës dhe deri tani nuk ka bërë furnizimin me mall, me çka dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në Prokurim Publik”., ka njoftuar Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat