Ardian Gjini: Presidenten e mbron ligji, jo burri i vet e as kanuni

Aktuale

Ardian Gjini: Presidenten e mbron ligji, jo burri i vet e as kanuni

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 23:07
Ardian Gjini

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka reaguar pas debateve të fundit në media dhe rrjete sociale, pas deklarimeve se presidentja Vjosa Osmani po kërcënohet me jetë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se shtetin ku presidenten (apo edhe presidentin) duhet ta mbrojë familjari, qoftë ai edhe bashkëshort, e quajnë shtet të dështuar.

“Kosova nuk është shtet i dështuar, prandaj pretendimi se burri duhet t’i dalë në mbrojtje gruas presidente, aq më tepër kur ai është diplomat, i qet fort hije të keqe shtetit. Presidenten e mbron ligji, kushtetuta dhe të gjitha institucionet e shtetit. Jo burri i vet. Jo kanuni”, ka shkruar Ardian Gjini.

Prindon Sadriu, bashkëshorti i Vjosa Osmanit, sot ka deklaruar se presidentja është kërcënuar me jetë në emisione të drejtpërdrejta.

Sadriu kishte shkruar ndër tjera në Facebook, se Osmani dhe familja e tij po kërcënohen me jetë live nëpër emisione, pas publikimit të shpenzimeve të Osmanit gjatë kohës sa ishte deputete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat