Njohja e patentë shoferëve nga Gjermania, ish-ambasadori veçon punën e Veliut sa ishte ministër

Aktuale

Njohja e patentë shoferëve nga Gjermania, ish-ambasadori veçon punën e Veliut sa ishte ministër

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 15:08
Agim Veliu

Ish-ambasador i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka lavdëruar në veçanti ish-minsitrin Agim Veliu për njohjen e patentë shoferëve nga shteti gjerman.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Cufaj falënderoi edhe katër Qeveritë e Kosovës (2018-2022), Ramush Haradinajn, Avdullah Hotin, Albin Kurtin, Hashim Thaçin e Vjosa Osmanin.

Reagimi i plotë:

Falenderime Falenderime Falenderime

Me rastin e njohjes reciproke të patentshoferëve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, shfrytëzoj rastin të falenderoj pa fund qytetarët tanë, shtetasit e Kosovës që jetojnë e punojnë në Gjermani, për përkrahjen e pafundmë, por edhe kritikat e sugjerimet që ky proces të avancojë sa më shumë dhe sot edhe të përmbyllet.

Një falenderim i veçantë shkon tek autoritetet gjermane, Kancelaren Merkel, Këshilltarët e saj, të ndjerin Jan Hecker dhe Matthias Luettenberg, Ministrin e Jashtëm Heiko Maas me ekipin e tij dhe Ministrin e Transportit Andreas Scheuer. Një falenderim i veçantë shkon për Drejtorin e Marrëveshjeve ndërkombëtare në Ministrinë Federale të Transportit, Guido Zielke dhe Ministrin e Transportit në Landin e Baden Ëuerttemberg, mikun tim dhe të Kosovës, Ëine Herman.

Falenderoj edhe 4 Qeveritë e Kosovës (20018-2022), Krymenistrat Haradnaj, Hoti dhe Kurti si dhe Presidentin Thaçi dhe Presidenten Osmani. Nga Ministrat dua të veçoj Ministrin e Punëve të Brendshme të RKS, z. Agim Veliu, i cili për asnjë çast nuk ngurroi që pas propozimit të Qeverisë gjermane, për formimin e njësisë speciale të MPB-së e cila bën kontrollimin pa paralajmërim të qendrave të dhënies së provimit, edhe de fakto i hapi rrugë kësaj marrëveshjeje. Një falenderim shkon edhe për ish Drejtorin e ARC Bekim Hoxha.

Fare për fund një falenderim shkon edhe për kolegët e mi, Ambasadorët Artur Kuko dhe Faruk Ajeti të cilët me stafin e tyre të mrekullueshëm sot e përmbyllën një proces kaq të rëndësishëm për lehtësimin e jetës së njerëzve tanë Gjermani por edhe thellojnë bashkëpunimin bilateral mes Gjermanisë dhe shqiptarëve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat