​Kurti në Ditën Ndërkombëtare të vajzave dhe grave në shkencë: Duhet të mbyllim hendekun ekzistues gjinor

Aktuale

​Kurti në Ditën Ndërkombëtare të vajzave dhe grave në shkencë: Duhet të mbyllim hendekun ekzistues gjinor

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 16:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Ditën Ndërkombëtare të vajzave dhe grave në shkencë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se për Qeverinë e Kosovës, zhvillimi i gjithmbarshëm nuk mund të paramendohet pa arsim cilësor, pa zhvillim të kapitalit njerëzor, e qasje të barabartë në mundësitë për zhvillim.

Në shkollën fillore të mesme të ulët “Naim Frashëri” ku edhe vetë ishte nxënës për tetë vite, Kurti vizitoi Klubin e Kodimit të kësaj shkolle.

Në një komunikatë për media nga zyra e kryeministrit bëhet e ditur se nga vajzat pjesëmarrëse në klubet e kodimit u prezantuan projektet inovative të zhvilluara nga nxënëset e shtatë shkollave të mesme të ulëta nga e gjithë Kosova.

Përmes punës së përbashkët duhet të mbyllim hendekun ekzistues gjinor, të sigurohemi që pjesëmarrja e grave në fushën e shkencës, teknologjisë e inovacionit, të mos jetë përjashtim, por normë. Së bashku, do të punojmë për të avancuar vajzat dhe gratë në shkencë, teknologji dhe inovacion, për arritjen e barazisë gjinore, tha kryeministri”, ka thënë kryeministri Kurti.

Ai bëri të ditur se nëpërmjet “Sfidës së Shkencës”, do të synohet qysh herët tek nxënësit e nivelit parauniversitar të frymëzohet me ndërveprim me konceptet e shkencës, duke nxitur garë ndërmjet ekipeve e shkollave.

Me Rrjetin e Grave në STEM, do të ofrojmë ombrellë afatgjatë të organizimit dhe forcimit të grave dhe vajzave në këto fusha shkencore. Përtej shënimit simbolik të 11 shkurtit, nga viti i ardhshëm do të organizojmë konferencën vjetore për gratë në shkencë, për të promovuar arritjet shkencore të grave dhe vajzave”, ka thënë ai.

Kryeministri u bëri thirrje vajzave që do të nisin studimet sivjet, që t’i konsiderojnë studimet në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës - STEM.

Për të ndihmuar avancimin e vajzave në shkencë, këtë vit akademik, Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë 1365 bursa, në vlerë prej 1 mijë euro për vajzat në STEM.

Në këtë vizitë, të pranishme ishin edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit Edona Maloku Bërdyna, zëvendës ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jacob Ëebber, kryetarja e Këshillit Kombëtar të Shkencës Myzafere Limani, si dhe fitueset e çmimeve për Shkencëtar të vitit dhe Shkencëtar të ri të vitit, Ibadete Bytyçi dhe Fjolla Kaçaniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat