Ambasada amerikane bën thirrje për vaksinim: Në këtë ditë të Shën Valentinit, tregohuni se jeni të kujdesshëm për familjet tuaja

Aktuale

Ambasada amerikane bën thirrje për vaksinim: Në këtë ditë të Shën Valentinit, tregohuni se jeni të kujdesshëm për familjet tuaja

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 11:46
Ilustrim

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, u ka bërë thirrje sërish qytetarëve kosovarë që të vaksinohen kundër virusit COVID-19.

Pikërisht sot në ditën e të dashuruarve, ambasada amerikane ka kërkuar nga qytetarët që të tregojnë se janë të kujdesshëm ndaj familjeve të tyre.

“Javën e kaluar SHBA-të dhuruan edhe mbi 500 mijë vaksina për të mbrojtur kosovarët. Tani ka mënyra të reja, të përshtatshme për të marrë vaksinën tuaj. Këtë festë të Shën Valentinit, tregojuni familjes tuaj se jeni të kujdesshëm duke iu drejtuar klinikës mobile në sheshin Zahir Pajaziti. Kjo mënyrë e re e përshtatshme dhe e lehtë për të marrë vaksinën është falë USAID-it në Kosovë, Programit të Unicef-it në Kosovë në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Kujtojmë se dje në vendin tonë janë shënuar 6 raste të vdekjes nga coronavirusi si dhe janë konfirmuar 602 raste të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat