“Ka me të vra me një plumb”, ky është i dyshuari nga Prizreni që rrahu vëllezërit, axhën dhe kërcënoi gruan e tij

Aktuale

“Ka me të vra me një plumb”, ky është i dyshuari nga Prizreni që rrahu vëllezërit, axhën dhe kërcënoi gruan e tij

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 13:41
Agron Saramati

Një 38-vjeçar në Prizren bëri ‘kërdi’ në shtëpinë e tij fundjavën që shkoi. Nga goditjet e forta me gotë qelqi, njërin nga vëllezërit e la pa vetëdije, e tjetrin e sulmoi me grushte.

Për të mos mbaruar me kaq, gruan e tij e kërcënoi me vrasje. Ndërsa e rrahu edhe xhaxhain e tij.

Media ka mësuar identitetin e tij dhe detaje se çfarë ndodhi në mbrëmjen e 12 shkurtit në familjen e të dyshuarit.

Burimet e Gazetës brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 38-vjeçari që u arrestua në Prizren pasi dyshohet për disa vepra penale është Agron Saramati.

Të njëjtit, Gjykata Themelore në Prizren, pas kërkesës së Prokurorisë, ia ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i kësaj gjykate, Marcel Lekaj.

Agroni, njëri nga djemtë e familjes Saramati rrahu dy vëllezërit e tij pas një debati që kishin për shkak të disa mosmarrëveshjeve paraprake në familje.

Ai dyshohet se  fillimisht e ka goditur njërin nga vëllezërit e tij me gotë qelqi në vetull, me ç’rast të njëjtit i humbi vetëdija. Për shkak të goditjeve, ai u dërgua për trajtim mjekësor në Spitalin rajonal të Prizrenit.

Por ai nuk ishte i vetmi që pësoi në familje. 38-vjeçari ka përdorur forcë edhe ndaj vëllait tjetër, duke e goditur me grushte. Sulmin e vazhdoi edhe ndaj xhaxhait të tij, të cilin e goditi me gotë në kokë dhe i shkaktoi lëndime trupore.

38-vjeçari dyshohet edhe për kanosje ndaj bashkëshortes së tij.

Pasi kreu ‘punë’ me vëllezërit e xhaxhain, ai dyshohet se iu drejtuar gruas së tij me fjalët  “e kam një plumb, me atë plumb ka me të vra”.

Sipas Gjykatës në Prizren, gjyqtarja ka vendosur t’ia caktojtë të dyshuarin masën e paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale:

mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, lëndim i rëndë trupor, sulmi, lëndim i lehtë trupor dhe kanosja.

Në përgjigjen e Gjykatës për Sinjalin thuhet se kjo masë e sigurisë është caktuar duke marrë parasysh rrezikshmërinë dhe peshën e rëndë të veprave penale për të cilat dyshohet se i ka kryer Agron Saramati dhe se me lënien në liri të tij ekziston rreziku se mund të përsërisë veprën penale, ta përfundojë veprën e kanosur apo të kryejë ndonjë vepër tjetër penale me pasoja më të rënda.

Ndryshe, Policia ka njoftuar për këtë rast të dielën në mëngjes dhe ka bërë të ditur se nga i dyshuari është konfiskuar një AK-47 me një fishek. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat