Ish sekretari i MTI-së u zu me drogë në Mal të Zi/ Manxhuka i VV-së: Nga këta e kështu jemi qeverisur për 20 vjet

Aktuale

Ish sekretari i MTI-së u zu me drogë në Mal të Zi/ Manxhuka i VV-së: Nga këta e kështu jemi qeverisur për 20 vjet

Nga: M.L. Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 19:41
Arlind Manxhuka

Mediat malazeze, sot kanë raportuar se ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Burim Rreci, është arrestuar në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë.

Sipas Mediave të Malit të Zi, ai është arrestuar në pikën kufitare “Debeli Brijeg” ku pas kontrollimit nga policia kufitar, janë gjetur një sasi droge prej 5o kilogramëve mariuhanë. Ndërsa policia e Malit të Zi, ka lëshuar një komunikatë, ku ka njoftuar se kishin konfiskuar drogë të tipit marihuanë, gjatë inspektimit të një veture të markës, “Audi”.

Pas këtij lajmi ka reaguar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, duke thënë se nga këta e këshu Kosova është qeverisur tash e 20 vite.

“Sekretari i ministrisë i emruar disa herë nëpër qeveritë e PLAN-it (PDK, LDK, AAK, NISMA) kapet me 50kg marihuanë.

Nga këta e kështu jemi qeverisur për 20 vjet. E këtë model disa ende po duan të na e kthejnë. Disa me lajme, disa me sondazhe e disa në forma tjera.

Nuk ka matje që përmbys vullnetin e 14 shkurtit 2021 e as shpresën që po ndërtohet ditë e më shumë”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat