Zhvillime të reja në skandalin 53 milionësh/ Një tjetër zyrtar në Prokurori

Aktuale

Zhvillime të reja në skandalin 53 milionësh/ Një tjetër zyrtar në Prokurori

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 22:50
Foto ilustrim Pal Lekaj

Një aktakuzë është ngritur. Një ish-ministër dhe zyrtarë të tjerë janë akuzuar. Por, cka po ndodhë me skandalin 53 milionësh? Insajderi sjell detaje

Javën që shkoi Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt, ish-zyrtarit në Ministrinë e Infrastrukturës Nebih Shatri dhe shefit të kabinetit të Pal Lekajt, Eset Berisha.

Por, ata pritet që të mos jenë zyrtarët e vetëm që lidhen me keqpërdorimin e 53 milionshit.

Insajderi merr vesh që të martën Prokuroria Speciale ka intervistuar një zyrtar tjetër të lartë të Ministrisë së Infrastruktures.

B.T, është zyrtari tjetër i lartë i përfshirë në këtë skandal, që është paraqitur të martën në Prokurori, dyshohet se ai mbante pozitë të rëndësishme në qarkun e zyrtarëve kur u vendos për bartjen e plus 53 milionëve te kompania Bechtel&Enka.

Deri tash nuk dihet nëse i njëjti është intervistuar si i dyshuar apo si dëshmitar. Prokuroria madje nuk ka komunikuar në publik as për intervistimin e tij.

Ndryshe, javën ëe shkoi u ngrit aktakuza ku përfshihet ish-Ministri i Infrastruktures, Pal Lekaj e zyrëtarë të tjerë.

Arsyeja thuhet se është ndarja e 53 milionë eurove për konsorciumin “Bechtel &Enka”, për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit apo e njohur ndryshe si autostrada “Arbën Xhaferi”.

Buxhet ky që ishte ndarë nga qeveria Haradinaj në qershor të vitit 2018.

“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurve të lartcekur është ngritur për shkak të dyshimit se të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën  penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat