Kurti flet për çështjen e njohjeve dhe anëtarësimeve, thotë se është shumë delikate

Aktuale

Kurti flet për çështjen e njohjeve dhe anëtarësimeve, thotë se është shumë delikate

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 20:49
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sa i përket angazhimit të tyre si Qeveri për njohjen e vendit, dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Kurti thotë se angazhimi i tyre është i gjithanshëm dhe shumë konkret, mirëpo thotë se kjo është një punë shumë delikate, e cila nuk do zhurmë, por do punë.

“Angazhimi ynë është edhe i gjithanshëm dhe shumë konkret, mirëpo duhet të na kuptoni se çështja e njohjeve dhe anëtarësimeve është një punë shumë delikate, e cila bëhet me shumë kujdes, dhe e cila nuk do zhurmë, por do punë”, tha Kurti.

Ai tha se do t’i korrin edhe sukseset për punën e tyre në këtë drejtim.

“MPJ është në ballë të këtij angazhimi. Natyrisht që gjatë këtij më pak se një viti që jemi në qeveri, e kemi përmirësuar shumë imazhin e shtetit tonë. Kemi punë konkrete e cila nuk duket, brenda këtij mandati do t’i korrim edhe sukseset e kësaj”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat