Nënshkruesi i Deklaratës së Pavarësisë: Nuk janë përmbushur pritshmëritë e 2008-ës për zhvillim ekonomik

Aktuale

Nënshkruesi i Deklaratës së Pavarësisë: Nuk janë përmbushur pritshmëritë e 2008-ës për zhvillim ekonomik

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 16:24
Berim Ramosaj

Më 17 shkurt 2008, Berim Ramosaj ka vënë vulën e tij në Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë.

14 vjet më pas, doktori i ekonomisë, thotë se pritshmëritë nga ajo kohë nuk janë përmbushur në segmentin ekonomik.

“Jemi shtet në ndërtim. Nëse analizojmë si në kuptimin politik edhe ekonomik pritshmëritë e vitit 2008 për Kosovën, nëse shohim, nuk janë realizuar tërësisht. Duke marrë parasysh zhvillimin e tërësishëm janë bërë punë të mëdha  – në aspektin e shtetndërtimit dhe zhvillimit ekonomik”.

“Jam i prirë ta shoh gotën gjysmë të mbushur. Zhvillimi ekonomik… ka ndryshime pozitive po jo me pritshmërirë që kemi pasë më 2008”, ka thënë Ramosaj.

“Edhe para shpalljes së pavarësisë, në periudhën e UNMIK-ut, kemi bërë përpjekje si Kosovë që ta marrim veten në kuptimin e zhvillimit ekonomik. Njëfarë politike nën hije e UNMIK-ut ka qenë për ruajtja e ‘status quos’-së në të gjitha drejtimet: ne aspektin politik, ruajtjes së popullsisë, zhvillimit hapësinor dhe ekonomik”.

“Objektiv ka qenë ruajtja e gjendjes ekzistuese që zhvillimet e pastajme të pasojnë në atë drejtim që të përmbushet vullneti si i shqiptarëve dhe të gjitha komuniteteve në Kosovë”.

Ramosaj i cili ligjëron në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, duke folur për qeverinë Kurti 2 ka thënë se ajo është qeveri e mirëqenies, jo e zhvillimit.

“Nuk presim që kjo qeveri ta ketë impulsin e zhvillimit ekonomik. Kjo qeveri është qeveri e mirëqenies – mbledhja e sa më shumë mjeteve, taksave, tatimeve dhe ato t’i shpërndaj për masat e popullsisë që kanë qenë potencial për fitoren e tyre në zgjedhje”.

“Me barkun e uritur nuk filozofohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat